BallinaShowBiz“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, flet për herë të parë babai i...

“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, flet për herë të parë babai i Selin

Të ngjajshme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të...

Mungon raporti nga Psikiatria Forenzike, dështon seanca “Capat- Sekiraqa”

Seanca në rastin “Capat-Sekiraqa” nuk është zhvilluar dhe është...

Deputeti i LDK-së: Kushtet e Kurtit, ose presidenti nga VV-ja ose zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit...

​Publikohen pamjet e të dyshuarës, Policia kërkon identifikimin e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

Toni Bollati, babai i Selin, fitueses së edicionit të pestë të Big Brother VIP, ka dhënë një prononcim ekskluzivisht për “Shqipëria Live”, ku ka ndarë emocionet pasi e bija rrëmbeu çmimin e madh.

Ai foli edhe për periudhën gjatë qëndrimit të Selin në shtëpinë e BBV, duke e cilësuar si të lodhshme dhe stresuese, sidomos për shkak të largësisë nga familja.

Sakaq, zbuloi se me Selin ka folur mbrëmjen e djeshme, ku shtoi se iu duk e lodhur.

Në finale së bashku me Selin ishin: Miri, i cili doli në vendin e dytë, Mateo, në vendin e tretë dhe Rogerti, i cili ishte i pari që u eliminua.

Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë një nga netët më të vështira, me plot emocione. E kam pritur me shumë ankth fillimin e spektaklit. Kam qenë gjatë gjithë kohës në emocione, doja ta shijoja spektaklin vetëm, doja të shihja çdo detaj. Ka qenë një emocion i madh. Periudha që kemi kaluar për kohën që ka qenë Selin në BBV ka qenë e lodhshme, shumë stresuese, edhe largësia ime më ka bërë të ndihem më shumë faj që nuk isha pranë familjes. Megjithatë, çdo gjë kaloi dhe Selin kaloi në finale me sukses, me triumf. Ndjeva keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë. Është si një kampionat që dikush e fiton kupën dhe kupa shkoi për mbretëreshën time.

Me Selin kam komunikuar shumë pak, dje në mbrëmje. Edhe ajo është e lumtur, mirënjohëse. Mu duk pak shumë e lodhur, por është normale, duhet kohë të rikuperohet, të takohet me familjet, mbështetësit dhe me gjithë ata që e kanë përkrahur”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz