Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë humbën jetën babai dhe dy fëmijët.
Në telegramin e ngushëllimit, Hamza tha se lajmin e ka pranuar me dhembje të thellë, duke e cilësuar këtë si një tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha.
“Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë”, ka theksuar ai.
Bedri Hamza u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave, duke shtuar se në këto momente të rënda ndan dhimbjen me ta.
“Lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e kreut të PDK-së.