BallinaLajmeSocialdemokratët kundër Kurtit: Ish deputeti Krasniqi premton përmbysje të “pushtetit keqbërës”

Socialdemokratët kundër Kurtit: Ish deputeti Krasniqi premton përmbysje të “pushtetit keqbërës”

Të ngjajshme

Lëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime pasi janë rrezuar nga...

Përleshje mes dy vëllezërve në Podujevë, njëri dërgohet në mbajtje

Dje në Podujevë, rreth orës 05:00, janë arrestuar dy...

Christina Applegate përfundon në spital, vazhdon përballjen me sklerozën e shumëfishtë

Aktorja e njohur Christina Applegate raportohet se është shtruar...

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, lidhur me fitoren e sërishme të Albin Kurti dhe ish-partisë së tij, ka thënë se politika është sikurse sporti.

“S’është me rëndësi se sa i zhurmshëm je, ata që janë në lojë e fitojnë lojën. Njerëzit që janë në fushë e fitojnë lojën, jo tribunat. Unë sa jam kanë në tribunë kam vendosur përfundimisht me u fut në lojë, në fushë. Tash kur jam dhe Partia Socialdemokrate është në fushë, atëherë e shohim se kush është lojtar përnime”.

Ai ka thënë se tani është pjesë e lojës dhe brenda fushës.

“Tash e shohim qysh bëhet loja”, ka thënë ai, duke shtuar se me prezencën e socialdemokratëve do të ndryshojë loja.

“Jo vetëm Partisë Socialdemokrate, por të gjithë socialdemokratëve të Kosovës…”, ka thënë ai në Dukagjin.

Më tej, ai ka shtuar se të gjithë socialdemokratët do të bëhen bashkë për ta përmbysur, siç tha ai, “këtë pushtet keqbërës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz