BallinaShowBizSpektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Hakohet faqja e ish-deputetes së LDK-së

Ish-deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka njoftuar se i...

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova Fashion Night”, një mbrëmje që bashkoi modën, bukurinë dhe elegancën në një spektakël të veçantë. Gjatë kësaj nate glamuroze është kurorëzuar edhe fituesja e titullit kryesor “Miss Kosova 2026”, duke shënuar një tjetër edicion të suksesshëm të këtij organizimi.

Përveç titullit kryesor, juria ka ndarë edhe disa çmime të tjera të rëndësishme për pjesëmarrëset që spikatën në kategori të ndryshme. Çmimin “Miss Sharmi” e fitoi Melisa Jakupi, e cila u vlerësua për prezencën dhe karizmën e saj në skenë. Ndërsa titulli “Miss Eleganca” iu nda Felenza Ahmetit, për paraqitjen e saj të rafinuar dhe stilin e veçantë.

Në këtë kompeticion, si shoqëruese e parë u rendit Blerta Sadrriaj, duke treguar performancë të lartë gjatë gjithë garës. Titulli “Miss Prishtina” i takoi Argjenta Berbatit, ndërsa “Miss Shqiptaria” u shpall Nita Hajdini.

Po ashtu, çmimi “Best Model” shkoi për Ema Tafën, e cila u dallua për profesionalizmin dhe prezantimin në pasarelë.

Ngjarja u karakterizua nga një organizim i mirëfilltë, pjesëmarrje e madhe dhe atmosferë festive, duke e kthyer edhe një herë “Kosova Fashion Night” në një nga eventet më të rëndësishme të modës në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz