BallinaLajmeLëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës

Lëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës

Të ngjajshme

Dardan Cena e nis mjaft mirë Europianin, e fiton duelin e parë

Dardan Cena e ka nisur mjaft mirë Kampionatin Europian...

Krizë në qeverinë britanike, Starmer shkarkon një tjetër zyrtar të lartë

Një nga nëpunësit civilë më të lartë të Britanisë,...

Mësuesi në Shqipëri pëson infarkt pas procesit mësimor, humb jetën

Një mësues nga rrethi i Devollit ka ndërruar jetë...

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime pasi janë rrezuar nga mjeti i punës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur ne fshatin Ceraj të Leposaviqit dhe është cilësuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë,  punëtorë të një kompanie private, derisa ishin duke punuar, janë rrezuar nga mjeti i punës dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Për rastin thuhet se është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ministria e Punës me Inspektoratin të enjten kanë zhvilluar aksion të inspektimeve nëpër vendpunishte të ndryshme me qëllim të kontrollit të nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.

Aksioni i inspektorëve është zhvilluar pasi të mërkurën një punëtor humbi jetën në vendin e punës në Shtime. Ai është personi i tetë që këtë vit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz