HomeLajmeTragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka njohuri për nënën, ka...

Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka njohuri për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Të ngjajshme

U prish treshi-persheshi? Këto pamje konfirmojnë të vërtetën

Pak ditë më parë në shtypin rozë u komentua...

UP arrin marrëveshje me punëtorët e sigurimit, rikthehet normaliteti në kampus

Pas grevës treorëshe të punëtorëve të sigurimit fizik në...

Sinan Vllasaliu uron vajzën, i mbushi 4 dekada jetë

Këngëtari, Sinan Vllasaliu, ka ndarë sot një dedikim plot...

Jarinjë: Arrestohet shtetasi i Serbisë nën dyshimin për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë...

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja lidhur me rastin tragjik ku humbën jetën tre persona.

I pyetur nëse nëna e fëmijëve ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se deri më tani nuk ka informacione të sakta për vendndodhjen e saj.

“Sipas informatave që kemi, askush nuk ka njohuri të saktë për nënën. Ka pretendime se ajo është zhdukur, madje disa thonë se është raportuar si e zhdukur”, u shpreh Krasniqi.

Megjithatë, ai theksoi se, me vendim të gjykatës, kujdestaria e fëmijëve i ishte dhënë babait.

“Prej rreth dy vitesh, nëna nuk ka jetuar me ta, ndërsa ata kanë qenë nën përkujdesjen e babait”, shtoi ai në emisionin “Kosova Live” në T7 .

Sipas tij, për këtë arsye, nëna nuk është parë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka pasur prezencë as pas ndodhjes së tragjedisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz