Në fjalën përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka paraqitur deklarata lidhur me rrethanat e rastit dhe dëshmitë e dhëna gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Sipas saj, gjatë procesit është theksuar edhe situata e fëmijëve të mitur të çiftit, të cilët aktualisht ndodhen në Suedi dhe kanë qenë pjesë e disa përpjekjeve për kontakt nga shërbimet sociale, transmeton lajmi.net.
Prokurorja ka bërë të ditur se fëmijët kanë refuzuar të gjitha thirrjet telefonike të mundësuara nga Qendra për Punë Sociale në Suedi, që kishin për qëllim mbajtjen e komunikimit me babanë e tyre./lajmi.net/