BallinaLajmeHaliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe azilit politik gjatë kohës së regjimit jugosllav, duke theksuar se largimi i tij nga vendi nuk ishte emigrim i zakonshëm.

Haliti u shpreh se ishte detyruar të largohej nga Jugosllavia për shkak të rrezikut serioz për jetën.

“Dua të them se nuk kam emigru, jam arratis nga Jugosllavia në kushtet kur ka pas urdhër me m’vra.”

Ai tregoi se për një periudhë kishte jetuar në ilegalitet të plotë, pa dijeninë e shumë njerëzve, madje as të familjeve që e kishin strehuar.

“Jam arratis pas qëndrimit tim në ilegalitet që s’më kanë njohë as familjet që më kanë mbajt. Një pjesë e madhe e familjeve ku kam qëndru, në Llap, Prishtinë, Suharekë, Prizren, Myshisht, 90% s’kanë ditë as qysh e kam emrin.”

Sipas tij, organizata ku bënte pjesë në atë kohë ishte kujdesur për lëvizjen dhe sigurinë e tij, duke e zhvendosur vazhdimisht nga një vend në tjetrin:

“Organizata që e kemi pas atëherë më ka marrë në trajtim, më kanë çu në një vend deri sa më kanë thanë se duhet me ndrru venin.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz