BallinaLajmeBesnik Tahiri thotë se kanë pasur plan për ta ndalë fizikisht VV’në...

Besnik Tahiri thotë se kanë pasur plan për ta ndalë fizikisht VV’në nëse do të kishte tentuar ta imponojë Presidentin

Të ngjajshme

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zbuluar për herë të parë planin që, sipas tij, kishte përgatitur AAK-ja për ta ndaluar procesin e votimit të kandidates për presidente, të Lëvizjes Vetëvendosje, në rast se procesi do të vazhdonte pa korum.

Tahiri theksoi se AAK-ja, kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte zgjedhjen e presidentit me 60 vota.

“Po e them për herë të parë se çka ka ndodhë atë natë kur ka dalë kryeministri në konferencë për media e deklaroi se opozita janë strukë nëpër zyre. Atë natë ne e kemi pasur në plan me shku e me prish atë konferencë. Po të kish ndodhë që me shku në raundin e tretë, ai proces ish ndalë. Do të ndalej me krejt mekanizmat e mundshëm, unë personalisht me kolegët e mi ishim hi në sallë edhe e kishim ndalë”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, nëse procesi nuk do të ndalej institucionalisht, AAK-ja ishte e gatshme ta pengonte edhe fizikisht zhvillimin e seancës.

“Po të mos e kishin ndalë, ne e kishim ndalë edhe ndryshe. Ish ndalë fizikisht. Po e them këtë për shkak se njëherë e përgjithmonë duhet me pas parasysh se askush prej neve nuk është mbi ligjin, asnjë njeri në Kosovë nuk është mbi Kushtetutë. Me zgjedh president me 60 vota nuk e kishim lënë”, tha ai në Rubikon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz