BallinaLajmeEkskluzive: Gjykata Kushtetuese pritet që t’i jap afat shtesë Kurtit për zgjedhjen...

Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese pritet që t’i jap afat shtesë Kurtit për zgjedhjen e presidentit

Të ngjajshme

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të qartësojë dilemën për zgjedhjen e presidentit pas masës së përkohshme të vendosur deri me datë 31 mars ndaj ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vendimi në Kushtetuese është drejt fundit dhe se pritet që t’i jipet një afat shtesë Kurtit për zgjedhjen e presidentit.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se vendimi mund të merret më së largu deri nesër dhe Kurti pritet të ketë një mundësi të re për zgjedhjen e presidentit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit u dorëzua nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz