BallinaLajmeAli Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Ali Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe ish-eprori i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, kryetar komunash kanë bërë homazhe me rastin e 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Homazhet u zhvilluan në Gllogjan, në përkujtim të betejës së 24 marsit 1998, kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përballën me forcat serbe që kishin rrethuar fshatin.

Të pranishmit vendosën lule dhe bënë nderime pranë varrezave të dëshmorëve, duke kujtuar sakrificën e të rënëve në këtë betejë, e cila konsiderohet ndër ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së në Dukagjin.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, ndërsa beteja e Gllogjanit mbetet një nga përballjet më të njohura të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz