back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeKompania Dubova Reisen flet për aksidentin e autobusit në Gjermani

Kompania Dubova Reisen flet për aksidentin e autobusit në Gjermani

Të ngjajshme

Ndëshkohen dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Me datën 19.08.2025, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor...

Njerëzit e Vuçiq do të mblidhen në 50 vende në Serbi sonte

Partia Progresive Serbe në pushtet e Aleksandar Vuçiq u...

Kompania Dubova Reisen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit.

Nga kjo kompani thanë se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime.

“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majtë, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, thanë nga kjo kompani.

Media gjermane, Rosenheim24 dhe Bild duke cituar policinë gjermane, thanë se 30 persona u lënduan gjatë aksidentit.

Sipas Bild, gjashtë nga pasagjerët u lënduan rëndë dhe u dërguan në spital, ndërkaq të tjerët, me lëndime më të lehta u trajtuan në departamentin e zjarrfikësve në Irsshenberg.

Autobusi i aksidentuar po bartte 50 pasagjerë, kur u përplas me një kamion të ngarkuar me mallra në autostradën A8, afër Irsshenbergut gjatë natës.

Autobusi ishte nisur drejt Mynihut dhe shoferi, slloven 49-vjeçar, si duket e pa kamionin shumë vonë. Kamioni, i ngarkuar me perime, po drejtohej nga një polak, 47-vjeçar. Autobusi i përplas në pjesën e pasme të kamionit, pavarësisht se shoferi tentoi që të shmangte aksidentin.

Pas këtij aksidenti, autoritetet gjermane mbyllën për trafik segmentin A8 për gati dy orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz