back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeBoksieri Luan Krasniqi propozohet për Ambasador të Kosovës në Gjermani

Boksieri Luan Krasniqi propozohet për Ambasador të Kosovës në Gjermani

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ish-zëvendësministri Gani Dreshaj ka propozuar ish-boksierin Luan Krasniqi për Ambasador të Kosovës në Gjermani, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dreshaj ka thënë se “Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashtu siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.”

Do You Feel Like Hollywood Celebrities All Look A Bit Similar?
Tutje, ai ka thënë se është i bindur që gjithë diaspora do ta përkrahë këtë propozim të tij.

“Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tiij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani”, ka shkruar Dreshaj./Express

Postimi i tij i plotë:

Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tiij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.

Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashti siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.

Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë.

Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin!

g.d

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz