BallinaLajmeKurti synon që për çështjen e mandatarit t’i drejtohet Komisionit të Venecias

Kurti synon që për çështjen e mandatarit t’i drejtohet Komisionit të Venecias

Të ngjajshme

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi që pati ditë më parë më liderët e partive politike për formimin e Qeverisë së Kosovës, i’a dha partisë së dytë (LDK-së) mundësinë e propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, raporton Front Online.

E kjo nga Lëvizja Vetëvendosjes është parë si shkelje e Kushtetutës së Kosovës, për të cilën nga partia e Kurtit, kanë thënë se do t’i drejtohen me kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për ta marrë një mendim nëse Presidenti ka bërë shkelje ligjore.

Por, përveç se çështja e mandatarit do të dërgohet në Kushtetuese, Kryeministri në largim do të kërkon mendim edhe nga Komisioni i Venecias, ku nga viti 2015, Kosova është bërë anëtare e saj.

Lajmin për portalin Front Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai tha se janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë që çështja e mandatarit pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, të dërgohen edhe në Komisionin e Venecias.

“E rëndësishme është që ne do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias. Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe format se si një gjë e tillë do të ndodhë dhe kur do të ndodhë,e rëndësishme është që përkitazi përpos Gjykatës Kushtetuese do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias”, deklaroi Kryeziu për Front Online.

Në Komisionin e Venecias, mund të kërkojnë mendim të gjitha ato shtete të cilat janë anëtare të saj.

Ky komisioni jep mendime për legjislacionin zgjedhor, ligjet për Gjykatën Kushtetuese, ligjet për gjyqësorin, ligjet për Avokatin e Popullit, ligjet për funksionimin dhe financimin e partive politike ose të legjislacionit për të drejtat e veçanta të njeriut siç është liria e asociimit ose liria e tubimit.

Kërkesat për mendime mund të bëhen nga autoritetet shtetërore, Presidenti i Republikës, Parlamenti, Qeveria dhe institucionet tjera shtetërore. Organet e Këshillit të Evropës dhe të organizatave ndërkombëtare gjithashtu mund të kërkojnë mendime./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz