BallinaLajme‘Drenica s’është Serbi’, Syla: Manipulimi i Albin Kurtit me polici është ligësi,...

‘Drenica s’është Serbi’, Syla: Manipulimi i Albin Kurtit me polici është ligësi, nxitje e përçarjes që do t’i hakmerret

Të ngjajshme

Marihuanë dhe armë në posedim, policia arreston një prishtinas

Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj...

Bernardo Silva refuzon transferimin te skuadra e njohur

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City pas...

Çitaku: Kurti refuzon Prokurorinë, Lushtaku respekton shtetin

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një...

Rama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas intervisimit...

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, qasjen e pushtetit qendror ndaj incidentit në Skenderaj e vlerësoi vazhdim i një politike përçmuese që solli deri në këtë nivel polarizimi, transmeton Gazeta Metro.

Syla shkroi pas ngjarjeve të të enjtes dhe të premtes në Skenderaj ku forca policie ishin rreshtuar në qytet që u vlerësuar nga shumë si e tepruar dhe një instrumentalizim i policisë.

“Sjellja Albin Kurtit, dhe manipulimi me polici është ligësi dhe poshtërsi. Ai po nxitë përçarje dhe nxitje të dhunës. Por e gjithë kjo do t’i hakmerret. Drenica nuk është Serbi.” – shkroi ai të premten.

Ai adresoi qasjen e vetë kryeministrit në largim që reagoi me agresivitet nga Prishtina dy ditë radhazi me epitete e akuza të pahijshme e paragjykuese për postin ku shërben dhe pa një proces ligjor paraprak.

Kryetari i komunës Sami Lushtaku ishte përfolur dhe akuzuar nga zyrtarët e Vetëvendosjes se ka sulmuar fizikisht kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj. Lushtaku kishte mohuar akuzat dhe pas intervistimit nga policia u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Për qasjen gati se armiqësore pushtetit qendror në Skenderaj pati pakënaqësi jo vetëm nga qytetarë në Skenderaj por në shoqëri civile, media dhe nga politikanë opozitarë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz