BallinaLajmeNjoftim për udhëtarët e linjës Prishtinë – Basel – Prishtinë

Njoftim për udhëtarët e linjës Prishtinë – Basel – Prishtinë

Të ngjajshme

Aeroporti EuroAirport Basel ka njoftuar se pista kryesore 15/33 do të rikthehet në funksion më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pas përfundimit me sukses të kontrolleve teknike dhe atyre të sigurisë.

Falë avancimit të shpejtë të punimeve dhe kushteve të favorshme atmosferike, operimet në pistën kryesore rifillojnë nga nesër, e shtunë, 16 maj 2026, ndërsa fillimisht rikthimi ishte planifikuar për datën 21 maj.

Ky zhvillim nuk ndikon në oraret ekzistuese të fluturimeve dhe të gjitha linjat do të vazhdojnë sipas planifikimit të rregullt.

Në këtë kuadër, PrishtinaTicket konfirmon se linja Basel – Prishtinë – Basel vazhdon të operojë çdo ditë të javës pa ndërprerje, duke u ofruar pasagjerëve udhëtim të sigurt dhe komod.

Po ashtu, pas rikthimit të operimeve në pistën kryesore, të gjithë pasagjerët tashmë do të kenë mundësi të udhëtojnë me deri në 20 kilogramë bagazh.

Punimet përfshinë renovimin e pistës kryesore dhe të rrugës lidhëse “Taxiway Bravo”, investime këto të realizuara për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri afatgjatë të infrastrukturës së aeroportit.

Gjatë kësaj periudhe, EuroAirport ka realizuar edhe modernizime të tjera brenda terminalit, përfshirë rinovimin e hapësirave të pritjes, përmirësime në parkingje, sallat e ardhjeve dhe instalimin e sistemit modern “Self Bag Drop”.

Autoritetet e aeroportit falënderuan pasagjerët, partnerët dhe qytetarët për mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve, duke theksuar se aeroporti tashmë është gati për sezonin veror me kapacitete të plota operimi.

Si ta rezervoni biletën tuaj?

Biletat mund ti rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund të caktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike. Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar shërbimin për klientë çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit:

Luksemburg  +35220334188

Gjermani +49 7621 9165 313

Zvicër +41 61 510 06 86

Kosovë +383 49 200 286

Suedi +46 470 580 944

Slloveni +386 47 774 141

Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance.

Të gjitha destinacionet:

• Basel – Prishtinë
• Zürich – Prishtinë
• Geneva – Prishtinë
• Stuttgart – Prishtinë
• München – Prishtinë
• Düsseldorf – Prishtinë
• Hannover – Prishtinë
• Münster Osnabrück – Prishtinë
• Nürnberg – Prishtinë
• Berlin Brandenburg – Prishtinë
• Memmingen – Prishtinë
• Hamburg – Prishtinë
• Dortmund – Prishtinë
• Köln – Prishtinë
• Ljubljana – Prishtinë
• Göteborg – Prishtinë
• Malmö – Prishtinë
• Luxemburg – Prishtinë
• Stockholm – Prishtinë
• Helsinki – Prishtinë
• Salzburg – Prishtinë
• Bruksel – Prishtinë
• Oslo – Prishtinë

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

Udhëtoni sigurtë me ne sepse Prishtina Ticket është anëtare e Swiss Travel Security, të gjithë pasagjerët janë të siguruar për rezervimet e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz