Monday, July 21, 2025
BallinaLajmePlaçkitje si në filma- kështu u sulmua automjeti që transportonte para në...

Plaçkitje si në filma- kështu u sulmua automjeti që transportonte para në Kosovë

Të ngjajshme

Më 28 nëntor automjeti i kompanisë “Henderson” që transportonte para, është plaçkitur nga disa persona ende të panjohur, shkruan Gazeta Insajderi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dren të komunës së Leposaviçit ku sipas policisë, “Henderson”, që bartte një shumë të caktuar parash, është ndaluar nga disa persona të armatosur të cilët kanë vjedhur paratë dhe më pas i kanë vënë flakën.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, i ka thënë Gazetës Insajderi se të dyshuarit me një makinë kombi kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke përdorur zonën malore për në drejtim të Republikës së Serbisë.

“Sulmuesit kanë arritur ta ndalojnë automjetin e blindum të kompanisë, kanë marrë sasinë e caktuar të parave, pastaj i kanë vu flakën të njejtit “Hendersonit” dhe dy automjeteve me të cilat kanë kryer veprën. Më një kombi tjetër, janë largu në zonën malore në drejtim të Serbisë., Policia e ka gjurmuar automjetin dhe i njejti është ndjekur deri në pikën ku më tutje nuk ka mund të shkohet pasi ka dalur në territorin e Serbisë”, ka thënë Hoti për Insajderin.

Ai ka thënë se policia nuk e di akoma se sa ka qenë shumë që është vjedhur dhe ku ka qenë destinacioni i parave për arsye se kjo çështje është nën përgjegjësinë e kompanisë transportuese.

“Personat që kanë qenë në makinën transportuese “Henderson” kanë marrë lëndime nga sulmi dhe më pas janë trajtuar në qendrën spitalore”, ka shtuar tutje Hoti.

Hetimet janë hapur në nivel të Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës dhe se ky rast sipas policisë, është një spektër i gjërë i hetimeve./Insajderi.com/

- Advertisement -

Të Fundit