Deklarat e Naim Abazit drejtuar Halil Kastratit ku tha se ai ndërton shtëpitë me paratë e të tjerëve ka ngjallur shumë reagime në publik, shkruan GazetaBlic.
Madje pas kësaj, ai bëri dhe një sqarim në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se kjo nuk është akuzë dhe se nuk ka asgjë kundër Halil Kastratit, dhe se vetëm e ka treguar të vërtetën.
Abazi ka thënë se së shpejti ata mund të dalin edhe me një projekt të përbashkët. Derisa ka shtuar se disa herë edhe ai vetë ka dërguar familje për ndihmë te Kastrati, dhe se e ka mbështetur që nga fillimi.
Por, një pjesë e madhe e ndjekësve nuk e falin atë për deklaratën e lëshuar, madje komentet janë nga më të ndryshmet për të.
E sot, ai ka reaguar sërish te statusi që bëri mbrëmë ku sqaronte atë çfarë tha, duke lutur që mos të ofendonin.
Ndërsa, pas gjithë kësaj, ka qenë Mihrije Braha ajo që ka shprehur mbështetjen për bashkëshortin përmes një fotografie të publikuar ditën e sotme bashkë me të, duke e shoqëruar me një emoji ‘zemër’./GazetaBlic


