back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKomandant Ujku thotë të jetë intervistuar si i dyshuar nga Specialja

Komandant Ujku thotë të jetë intervistuar si i dyshuar nga Specialja

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën “Komandant Ujku”, thotë të jetë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Përmes telefonit i ka thënë gazetës Koha Ditore se intervista me hetuesit e Gjykatës Speciale është bërë në Bruksel para disa ditësh.

Me banim në Belgjikë, Shala ka thënë se gjatë intervistimit nuk ka pasur avokat pasi nuk ka kushte për të pasur një avokat mbrojtës.

Pjetër Shala ka thënë se ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Sot për intervistim nga Specialja ishte i ftuar edhe Isuf Gashi, ish-ushtar i zonës operative të Pashtrikut.

Deri më tani mbi dhjetë persona janë intervistuar nga Gjykata Speciale.

Pjetër Shala thotë të jetë intervistuar si i dyshuar nga Specialja

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz