Theo Hernandez po mendon seriozisht rikthimin në Serie A vetëm një vit pasi u transferua te Al-Hilal në Arabinë Saudite.
Është Juventusi, klubi që ka shprehur interesim për të duke e parë atë si një përforcim të madh në mbrojtje.
Sipas “CalcioMercato”, pengesa kryesore mbetet paga e aktuale e Theos prej rreth 20 milionë euro neto në sezon, të cilën klubet italiane nuk mund ta përballojnë. Megjithatë, raporti shton se lojtari tashmë ka përmbushur kushtet fiskale në Arabinë Saudite dhe mund të negociojë rikthimin në Evropë pa probleme shtesë tatimore.
26-vjeçari ka zhvilluar një sezon pozitiv te Al-Hilal, ku shënoi 9 gola dhe 5 asistime në 42 paraqitje./IndeksOnline/