BallinaLajmeFadil Nura: Rastin e ka marrë Prishtina, në momentin që Sami Lushtaku...

Fadil Nura: Rastin e ka marrë Prishtina, në momentin që Sami Lushtaku do të marrë ftesë nga Prokuroria, i përgjigjet

Të ngjajshme

Shqipëria i bashkohet ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike

Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber...

Sunny Hill 2026: Konfirmohen emrat e rinj; Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë

Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin...

Kurti pret në takim Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se ende nuk kanë marrë ftesë zyrtare nga Prokuroria për incidentin e djeshëm në Skenderaj ku mbetën të lënduar kryetari i degës së Vetëvendosjes, Hysni Mehani dhe aktivisti Bahri Zabeli. Këta dy kanë pretenduar se janë sulmuar fizikisht nga Lushtaku.

Në një konferencë për media sot, Nura u pyet për deklarimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, e cila tha se Lushtaku nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim si i dyshuar, por Nura mohoi këtë.

“Kjo s’është e vërtetë. Unë deri në ora 4 kam qenë në kontakt me komandantin e policisë dhe i kam shprehur gatishmërisë t’i përgjigjem intervistës nëse është nevoja. Rastin e kanë marrë nga niveli qendror, nga Prishtina dhe janë në procedurë të intervistimit të një pjesë të dëshmitarëve. Përndryshe, ftesë zyrtare edhe në këto momente që po flasim s’kemi si institucion. Jemi duke pritur dhe në momentin që do të kemi ftesë zyrtare, sigurisht që Lushtaku do të përgjigjet siç i është përgjigjur gjithmonë”.

Nura tha se Lushtaku sot ka dalë në punë zakonshëm.

“Po, sot ka dalë në punë. Jemi në aktivitete të nevojshme”, tha Nura për gazetarët.

Ai tha se shprehin indinjatë si institucion për prezencën e mbrëmshme “të një mase policore të jashtëzakonshme në Skenderaj”.

“Krejt e panevojshme sepse edhe Lushtaku edhe ne bashkërisht jemi të gatshëm t’i përgjigjemi institucioneve të drejtësisë për çkado”, tha ai.

Nura shtoi se “dy zyrtarë që nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes janë ndaluar në polici dje diku pasdite”.

“Ekzistojnë dëshmitë për këtë çështje”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje tha se “dy të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz