Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 43 raste të reja në të gjithë Kosovën.
Nga këto, 40 raste kanë qenë për dhunë në familje, ndërsa janë regjistruar edhe raste për tentiva vrasjeje, urdhërmbrojtje emergjente.
Njoftimi i plotë:
Gjatë periudhës njëjavore të punës në ZMNV, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 43 raste të reja. Prej tyre:
- 40 raste – dhunë në familje
- 2 raste – tentativë vrasjeje
- 1 rast – shkelje e UM-së
- 7 Kërkesa për urdhërmbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë
- 10 Kërkesa për urdhërmbrojtje emergjente (KUME)
- 2 kërkesa për ndërprerje të UM-së
- 1 kërkesë për ndryshim të UM-së
- 2 aktvendime të refuzuara
- 2 kërkesa për kompensim nga fondi i viktimave
- 6 përpilime të parashtresave të ndryshme
- 56 seanca gjyqësore
- 15 seanca në prokurori
- 49 këshilla juridike
- 5 aktgjykime dënuese
- 2 aktgjykime refuzues
- 1 aktgjykim lirues
- 3 përfaqësime të rastit në polici