BallinaRegjionaleDrenasProkuroria tregon se a ishte arrestuar avokati Gazmend Halilaj

Prokuroria tregon se a ishte arrestuar avokati Gazmend Halilaj

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, lidhur me lajmin e publikuar sot në media të ndryshme se është arrestuar avokati që mbrojti mësuesin nga Drenasi pas arrestimit nga Policia ka thënë se Gazmend Halilaj vetëm ishte ftuar për intervistim, por jo i arrestuar.

“Për hir të informimit të drejtë e të saktë, ju njoftojmë se avokati, Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar, siç kanë shkruar sot disa media”, thuhet në këtë njoftim, transmeton Indeksonline.

Intervistimi i avokatit Halilaj, është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit që jeni tashmë të gjithë në dijeni.

Po ashtu, Prokuroria e Prishtinës, ju njofton se për këtë çështje vendosim ne duke u bazuar në prova dhe fakte konform dispozitave ligjore, si dhe, në asnjë mënyrë nuk biem në ndikim të askujt, për asnjë rast e as për rastin në fjalë.

Andaj, kërkojmë nga të gjitha mediat mirëkuptim, që të mos publikojnë shkrime të pakonfirmuara nga Sistemi prokurorial e posaçërisht kur ka të bëjë me punën e prokurorëve,  me të  cilat e pengojnë dhe mund të dëmtojnë  rrjedhën normale të hetimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz