BallinaLajmeGanimete Musliu: Le ta dijë Kurti se edhe Millosheviqi luftën e nisi...

Ganimete Musliu: Le ta dijë Kurti se edhe Millosheviqi luftën e nisi në Drenicë, por nuk u dorëzuam

Të ngjajshme

Sunny Hill 2026: Konfirmohen emrat e rinj; Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë

Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin...

Kurti pret në takim Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Arrestohet gruaja në Gjakovë, rrahu të dashurin e saj

Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për...

Fillon takimi mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar edhe një herë në lidhje me dërgimin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj.

Musliu ka pasur një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tha se “Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do ta shihja një pamje të tillë. Pamje që godasin rëndë dhe na e kthejnë kujtesën tek skenat që mendonim se i kishim lënë përgjithmonë pas, në vitin 1999.”

Reagimi i plotë:

Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar dhimbjen, zemërimin dhe zhgënjimin që ndjen.

Ajo që pashë sonte në Skenderaj nuk ishte thjesht një aksion policor, ishte një pamje e rëndë, e papranueshme dhe e pafalshme për çdo qytetar që e njeh historinë dhe plagët e këtij vendi.

Dëshpërimi është në kulm, ndërsa zhgënjimi bëhet i pashmangshëm kur sheh se si një njësi elitare si NjSO, në mes të natës, e rrethon Skenderajn me policë të maskuar dhe me armë të gjata.

Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do ta shihja një pamje të tillë. Pamje që godasin rëndë dhe na e kthejnë kujtesën tek skenat që mendonim se i kishim lënë përgjithmonë pas, në vitin 1999.

Në mungesë të projekteve të realizuara, ideve për zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët, Albin Kurti ka zgjedhur të krijojë tensione e përçarje, duke përdorur tërë aparatin shtetëror për ta frikësuar, denigruar dhe poshtëruar popullin liridashës të Drenicës.

Por, përkundër gjithë këtij presioni, qytetarët e Skenderajt dhe të Drenicës treguan sonte maturi, dinjitet dhe vetëpërmbajtje. Për këtë, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë.

Le ta dijë Albin Kurti se edhe Millosheviqi luftën e kishte nisur në Drenicë. E megjithatë, Drenica historikisht asnjëherë nuk u nënshtrua, asnjëherë nuk u frikësua dhe kurrë nuk e duroi poshtërimin.

Secili që ia ka mësyrë Drenicës është kthyer i turpëruar prej saj.

Edhe sonte, Drenica qëndroi me dinjitet./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz