BallinaLajmeKurti pas takimit me Kos: Të avancohet dosja e Kosovës për statusin...

Kurti pas takimit me Kos: Të avancohet dosja e Kosovës për statusin e vendit kandidat, mbështetja për BE tek në është rreth 90%

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Shqipëria i bashkohet ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike

Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber...

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar që të avancohet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Kurti ka thënë se janë bërë 40 muaj që kur Kosova ka aplikuar dhe se është koha që BE ta avancojë atë.

 “Ndajmë vlera të përbashkëta me bE dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. I jemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër federatës Ruse”, ka thënë Kurti.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtrire i zgjerimit të BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për BE-në, për anëtarësim në BE, qëndron rreth 90 % në vendin tonë, dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kanidate. Gjetja e unitetit brenda BE-së për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët. Kërkohet që edhe BE të shtyjë këtë unitet përpara. Vakumi që le BE, po synohet të mbushet nga akterë të tjerë dashakëqi, që rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz