BallinaSportCana: Ju tregoj si më thërriste Ronaldinho te PSG-ja, ma deformoi emrin...

Cana: Ju tregoj si më thërriste Ronaldinho te PSG-ja, ma deformoi emrin duke më thënë…

Të ngjajshme

Lorik Cana ka rrëfyer disa momente pikante gjatë kohës kur ishte pjesë e Paris Saint Germainit.

I ftuar special mbrëmje e ndërrimit të viteve në emisionin “Mos i fol babagjyshit” në “Ora News”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare tregoi momentin e parë të takim me Ronaldinhon.

Cana gjithashtu zbuloi se ish-kampioni i botës me Brazilin dikur ia deformonte emrin.

“Unë në moshën 18-vjeçarë kam filluar të stërvitem me ekipin e parë të PSG-së. Në atë kohë Parisi kishte yje botërore. Një nga këta ishte dhe Ronaldonho. Sapo kishte fituar kampionatin Botëror. Më kujtohet herën e parë, kur shkova në stërvitje, i tregova dhe emrin tim. Nuk e mbajti mend dhe më thërriste Sedrik. Më vonë, e kuptova që kisha fituar besimin e tyre, kur Ronaldonho filloi të ma thërriste saktë emrin tim. Te PSG-ja ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”, u shpreh Cana.

Intervista e plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz