BallinaLajmeThaçi merr edhe një goditje nga Berisha në prani të Veselit e...

Thaçi merr edhe një goditje nga Berisha në prani të Veselit e Limajt

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zv.kryeministrin Fatmir Limaj. Në deklaratën e tij para gazetarëve ish-kryeministri shqiptar deklaroi se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të sigurojë paqe në rajon.

Ai përsëri doli kundër presidentit Thaçi, duke deklaruar se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territore.

“Në anën tjetër, ndaj mendimin se integriteti territorial i Kosovës, sovraniteti nuk mund të jetë në asnjë lloj rrethane temë diskutimi. Nuk mundet dhe nuk ka të drejtë askush të hapë diskutim për temën e kufijve. Sikundër personalisht denoncoj me forcën më të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijuar të ngjashme me Republikë Srpska-n Kosovë dhe ky është mekanizëm tejet i shpifur për destabilizim”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje partive në Kosovë që të bëhen bashkë dhe ta hartojnë platformën për dialogun me Serbinë.

Këtë situatë e krahasoi me atë të Vjenës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz