BallinaLajmeBerisha, ndërkombëtarëve: Analizoni Vuçiç, bën viktimën ndërkohë që është, një Milosheviç plus...

Berisha, ndërkombëtarëve: Analizoni Vuçiç, bën viktimën ndërkohë që është, një Milosheviç plus Çubrilloviç

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ish-kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha, ditën e sotme  i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të analizojë vizitën e fundit dhe qëllimet e vërteta të presidentit serb, Aleksandër Vuçic në Kosovë.

“E shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiç, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviçit , dhe erdhi me flamurin e doktrinës të Vaso Çubrilloviçit, i cili në çdo takim dhe mbledhje fliste vetëm për demografi dhe pyeste se sa shqiptarë janë, sikur të ishin alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçar në trojet e tyre. Edhe njëherë i bëj thirrje këtij komuniteti ndërkombëtar, të studiojnë vizitën e tij, se cili është ky qaraman, se ky është burrë shteti që rrin dhe qahet në çdo vend bënë viktimën në ndërkohë kur ai është një Millosheviç i dytë, plus një Çubrilloviç”, tha Berisha sot në Tiranë pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz