BallinaLajmeKamioni godet për vdekje një fëmijë në Fushë-Kosovë, policia jep detaje!

Kamioni godet për vdekje një fëmijë në Fushë-Kosovë, policia jep detaje!

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, një fëmijë 10-vjecar ka mbetur i vdekur, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja për Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo për Indeksonline ka thënë se fëmija D.B derisa ka qenë duke drejtuar motocikletën është përplasur nga një kamion.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Grabovc ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një kamioni dhe një motoçiklete. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës D.B (2008) mashkull, i cili nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”,është shprehur zëdhënsja Flora Ahmeti.

Hetuesit rajonal të trafikut janë duke u marrë me rastin./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz