Ministri më i përfolur së fundmi në Qeverinë e Kosovës, pas skandalit me 53 milionë eurot me konsorciumin Bechtel Enka, Pal Lekaj duket se është i dhënë pas veturave të luksoze.
Ai ka blerë vitin e kaluar një veturë BMW 525 F10 e vitit 2012 në vlerë 20 mijë euro. Por edhe bashkëshortja e tij vozitë nuk vozitë veturë do si do.
Ajo ka në pronësi në Audi A21 që kushton 12 mijë euro, shkruan Gazeta Fokus.
Kështu ka deklaruar vet Lekaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku përveq këtyre dy veturave ministri posedon edhe një Mercedes në pronësi të tij që kushton 15 mijë euro.
I pari i Infrastrukturës ka deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë se posedon edhe afro 2 milionë euro pasuri të përbashkët, në të cilën përfshihen 3 hektarë tokë dhe një shtëpi .
Kjo nuk është e tëra nga pasuria e Lekajt.
Ai në vitin 2016 ka marrë një kredi në vlerë 75 mijë euro për ta blerë edhe një banesë.
“Kredinë e kam marre për blerjen e një banese në Prishtinë me metër katror 87 m2. Banesa gjendet tek Kalabria e re banesat e Fitores të cilën jam duke e paguar me këste”, ka sqaruar Lekaj në formularin e deklarimit të pasurisë./Gazeta Fokus/