back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeShpend Ahmeti: Kurrë se kam menduar që VV bëhet bashkë PDK-në dhe...

Shpend Ahmeti: Kurrë se kam menduar që VV bëhet bashkë PDK-në dhe LDK-në

Të ngjajshme

Kryetari i Prishtinës, njëherësh kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti është befasuar me vendimin e fundit të Vetëvendosjes për t’u bashkuar me PDK-në dhe LDK-në në Komunën e Prishtinës.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka shkruar rreth shkarkimit  të Qëndrim Sahitin, aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Vendimi erdhi pas rezultatit të kërkesës nga asamblisti i “Vetëvendosjes”, Egzon Azemi, e që ka marrë mbështetje  edhe nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Postim i Ahmetit:

Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thonin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë.

Ne vazhdojmë në betejen për të miren e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien.

Programi jonë 100 pikës do të zbatohet deri në shkronjen e fundit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz