BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin AAB

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin AAB

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Zëvendësdrejtorin e Kolegjit të AAB-së, Shemsedin Vehapi me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për studentët e Kolegjit AAB dhe Komunës së Drenasit.

Komuna e Drenasit dhe Kolegji AAB, përmes kësaj marrëveshje pesë vjeçare pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, duke mos përfshirë implikime buxhetore.

Marrëveshja përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës e Drenasit e vizita të ndërsjella te të dy institucioneve.

AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë dy bursa të plota për studentët më të mirë të Komunës së Drenasit në cilindo nga programet e studimit, duke përjashtuar programet e mjekësisë.

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz