BallinaRegjionaleDrenasTjetër përforcim te Feronikeli (FOTO)

Tjetër përforcim te Feronikeli (FOTO)

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Afati i sivjetmë kalimtar duket se do të jetë shumë i pasur me transferime nga skuadrat e Vala Superligës. Ndër më aktivet, së paku deri tani, është treguar Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi, menjëherë pas vendosi për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sulejman Starova, arriti marrëveshje edhe me futbollistë të njohur, siç janë Përparim Islami, Lapidar Lladrovci, Drilon Lladrovci dhe Mevlan Zeka.

Mirëpo, në “Rexhep Rexhepi” do të luajë edhe një futbollist tjetër i spikatur, i cili sivjet ishte ndër më të mirët në Kampionatin e Kosovës. Artur Magani është përforcimi më i ri i Feronikelit. Sulmuesi durrsak, i cili ka bërë karrierë edhe te Shkumbini, Gramshi, Kamza dhe Teuta e Durrësit, së fundi ishte pjesë e Lirisë për të cilin i shënoi 14 gola.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz