back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeKryetari Begaj premtoi përkrahje për fermeren nga Pllaqica

Kryetari Begaj premtoi përkrahje për fermeren nga Pllaqica

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, sot kanë vizituar fermeren Gentianë Mustafa-Maloku, nga Pllaqica, e cila ka hapur një biznes familjar dhe merret me kultivimin e perimeve. Përkatësisht, kjo fermere ka ndërtuar 27 ari serrë.

Gjatë vizitës, kryetari Begaj dhe drejtori Hoxha, janë njoftuar me punën që janë duke bërë kjo familje, në kultivimin e perimeve, si dhe me problemet që kjo familje përballet, pasi ky është viti i parë i kultivimit të perimeve. Sipas fermeres Mustafa-Maloku, përkundër angazhimit familjar, janë duke u përballur me problemit e ujit për ujitje, pasi nuk kanë ujë të mjaftueshëm për ujitjen e serrave.

Kryetari Begaj, i ka dhënë përkrahje për punën që janë duke bërë si familje, dhe si grua fermere, ndërsa i ka premtuar përkrahje nga ana e Komunës së Malishevës, për sigurimin e ujit për ujitjen e serrave, pasi hapësira është shumë e madhe, por edhe prodhimi në serrë është shumë i mirë.

Kjo përkrahje e komunës, është në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme të Komunës së Malishevës, në fushën e bujqësisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz