BallinaLajmeJa kur pritet te nis ndërtimi i xhamisë qendrore në Dardani

Ja kur pritet te nis ndërtimi i xhamisë qendrore në Dardani

Të ngjajshme

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Kryeimami i Republikës së Kosovës, Sabri Bajgora ka deklaruar se pas muajit të Ramazanit, do të fillojë së ndërtuari Xhamia afër Postës në Prishtinë.

Ky projekt do të kushtojë miliona euro dhe do të financohet nga Turqia. Sipas Bajgorës, asnjë ndikim politik nuk do të ketë pas këtij donacioni të madh.

Në emisionin e përjavshëm në RTK “Intervista me Blerimin”, Bajgora ka folur edhe për kritikat e bëra në raportin e SHBA-së për liritë fetare në Kosovë, ku komuniteti protestant është ankuar se Bashkësia Islame nuk po lejon që të vendoset kryqi në varrezat e Prishtinës. Kryeimami i mohoi këto akuza duke theksuar se është komuna e Prishtinës, që menaxhon varrezat e kryeqytetit.

Në intervistën e javës në televizionin publik, Sabri Bajgora, ka folur edhe për ligjëratat që do të mbajnë në burgjet e Kosovës, imamët e përzgjedhur. Gjithashtu, ai ka komentuar edhe lirimin e imamëve të akuzuar, duke u shprehur se ka pritur që të ketë një kërkimfalje publike, pas përfundimit të këtyre proceseve gjyqësore. Megjithatë, Bajgora e ka pranuar se ka imamë që devijojnë nga funksionet e tyre në Bashkësinë Islame dhe ndaj tyre janë marrë masa konkrete ndëshkuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz