BallinaLajmeLushaku: Seancë propagandistike pa përgjigje për propozimin tonë – pyetja mbetet: a...

Lushaku: Seancë propagandistike pa përgjigje për propozimin tonë – pyetja mbetet: a i keni 66 vota?

Të ngjajshme

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, ka kritikuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar atë më shumë si platformë partiake sesa proces institucional.

Ajo tha se gjatë dy orëve diskutime nuk është trajtuar fare propozimi i LDK-së për zgjidhjen e situatës, duke e quajtur këtë qasje të papranueshme.

“Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional. Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë”, tha Lushaku.

Ajo theksoi se çështja thelbësore mbetet sigurimi i 66 votave për kandidatin e propozuar, duke kërkuar përgjigje të qartë nga pala tjetër.

“A i keni 66 vota për propozimin tonë?”, pyeti ajo, duke shtuar se pa këtë përgjigje çdo diskutim tjetër mbetet i pamjaftueshëm dhe, sipas saj, vetëm një “shoë propagandistik”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz