BallinaLajmeMasakra e Mejës: Vajza e vëllait të vrarë e konsideronte babë deri...

Masakra e Mejës: Vajza e vëllait të vrarë e konsideronte babë deri në 8 vjeç” – rrëfimi prekës i Lush Krasniqit

Të ngjajshme

Lush Krasniqi, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, ka rrëfyer përjetimet e tij lidhur me masakrën e Mejës, ku u vranë dy vëllezërit dhe xhaxhain e tij. Edhe pas 27 vitesh, ai e përshkruan atë periudhë si ndër më të vështirat e jetës së tij.

Ai tregon se, pak para tragjedisë, vëllai i tij ua kishte lënë amanet fëmijët, duke i besuar përkujdesjen atij dhe familjes së tij. Pas vrasjes, Krasniqi mori përgjegjësinë për t’i rritur dhe mbështetur ata.

Një nga momentet më prekëse të rrëfimit lidhet me vajzën e vëllait të tij, e cila ishte vetëm njëvjeçare kur i vranë babanë. Ai tregon se ajo, deri në moshën tetëvjeçare, nuk e dinte të vërtetën dhe e konsideronte atë si babain e saj biologjik.

“ Ajo më thërriste ‘baba’, sepse babain e saj ia kishin vrarë dhe ishte shumë e vogël për ta kuptuar çfarë kishte ndodhur”, rrëfen Krasniqi.

Sipas tij, e vërteta doli në mënyrë të rastësishme nga fëmijët e tjerë, moment që vajza e përjetoi shumë rëndë.

Për ta ndjekur rrëfimin e plotë, ndiqni intervistën:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz