Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte akuzuar opozitën për bllokadë institucionale.
Çitaku ka thënë se është shqetësuese, sipas saj, tendenca e vazhdueshme e pushtetit për t’ia atribuar fajin gjithmonë dikujt tjetër.
Ajo ka përdorur edhe ironi, duke përmendur se sipas narrativës së pushtetit, fajtorë mund të jenë edhe zhvillime ndërkombëtare si lufta në Ukrainë apo në Iran.
“Qysh bre gjithmonë, bash gjithmonë, fajin e ka dikush tjetër? Herë lufta në Ukrainë, herë lufta në Iran, e më së shumti opozita…”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, një qeveri me mandat të fortë nuk duhet të paraqitet si viktimë e vazhdueshme, por të marrë përgjegjësi dhe të japë rezultate konkrete. /Lajmi.net/