Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është lënduar përsëri.
Lëndimi ndaj Real Betisit, ia vështirësoi punët edhe më shumë brazilianit, me sezonin që ka përfunduar për të.
Ai do të mungojë rreth 5 muaj ku do të humbas edhe Kampionatin Botëror këtë verë, duke i dhënë një goditje tjetër “Seleçaos” dhe Carlo Ancelottit.
Militao, e përfundon kështu sezonin me 21 paraqitje dhe shënoi 2 gola dhe 1 asistim./IndeksOnline/