BallinaSportTifozët e Galatasaray bëjnë diçka të pabesueshme për Shaqirin

Tifozët e Galatasaray bëjnë diçka të pabesueshme për Shaqirin

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Rënia e Stoke Cityt nga elita e futbollit anglez kaq bërë që interesimi për Shaqirin nga skuadrat evropiane të jetë i madh.

Së fundmi garës për transferimin e Shaqirit iu ka bashkuar edhe kampioni i ri turk Galatasaray.

Gjiganti turk është i gatshëm të paguajë klauzolën e Xherdanit e cila është 14,5 milionë euro.

Me të marrë lajmin se Shaqiri mund të transferohet në Galatasaray, tifozët verdh e kuq kanë marrë një iniciativë unike.

Tifozët turq të Galatasarayt, kanë pushtuar Instagramin e Xherdanit duke i shkruar ‘Eja në Galatasaray’.

Në fotot e fundit të Shaqirit në rrjetin social Instagram janë bërë mijëra komente të njëjta nga tifozët turq.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do ta marrë parasysh dëshirën e madhe të tifozëve të Galatasarayt për tu transferuar në Stamboll.

Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe tifozët e Besiktasit me sulmuesin spanjoll Diego Costa duke i kërkuar transferimin te klubi bardh e zi.

Por në fund Costa kishte zgjedhur të rikthehej në Spanjë te Atletico Madrid.

Për Shaqirin interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Newcastle United, Everton, Southampton.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz