BallinaSportArrihet marrëveshja, Cristiano Ronaldo shumë pranë transferimit te klubi i ri

Arrihet marrëveshja, Cristiano Ronaldo shumë pranë transferimit te klubi i ri

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Cristiano Ronaldo është pranë rikthimit senzacional te Manchester Unitedi nga Real Madridi, gjithnjë sipas mediave.

Ronaldo mund të largohet këtë verë nga Real Madridi, teksa Manchester Unitedi është destinacioni i tij i preferuar, transmeton FutbollFanatik.

33-vjeçari befasoi medait mbrëmë pas finales së Champions Leagues në fitoren, 3-1 ndaj Liverpoolit në Kiev.

Dhe e përditshmja spanjolle, Diario Gol ka shkruar se Cristiano Ronaldo tashmë është pajtuar për një rikthim senzacional te Manchester Unitedi.

Cristiano Ronaldo

”Djajtë e Kuq” kanë shpresuar që moti në rikthimin e ish-numrit 7 në ”Old Trafford”.

Në vitin 2013, Manchester Unitedi ishte i sigurtë në rikthimin e bomberit portugez, në vitin kur Sir Alex Ferguson u pensionua.

Aso kohe, David Moyes e mori drejtimin e Manchester Unitedit, megjithatë Ronaldo vendosi të mbetej në Real Madrid. Interesim të Manchester Unitedit pati edhe në vitin 2015, por pa ndonjë rezultat.

Megjithatë, Ronaldo para kësaj e përdori interesimin e ish-klubit të tij për rritjen e pagës.//FutbollFanatik//

Cristiano Ronaldo Real Madrid Manchester United

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz