BallinaSportSot Kosova në Spanjë, përmes Getta Beqës, pritet të rrëmbej kupën në...

Sot Kosova në Spanjë, përmes Getta Beqës, pritet të rrëmbej kupën në Fitness

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Atletja dhe kampionja  botërore e fitnesit, Getta Beqa sot do të përfaqësoj Kosovën në Spanjë. Ajo do të garoj në kategorinë “Wellness Fitness”, në garat e fitnesit “IFBB ELITE PRO” që do të mbahen në Madrid nesër dhe pasnesër.

Spanja është një nga pesë shtetet e Evropës e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka kundërshtuar haptazi çdo iniciativë të ndërlidhur më Kosovën, madje duke refuzuar edhe viza hyrëse për drejtues të shtetit e sportiest për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, duket se dikush megjithatë kalon barrierat e tilla. Ndërsa ajo ja ka dalur të pajiset edhe me vizë për të marrë pjesë në këto gara.

Kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit që mbahen në Spanjë dhe duket se paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë menjëanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës.

Vitin e kaluar, Getta arriti të dalë e para në kampionatin botëror dhe atë evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja Kosovare të merr edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit.

Këto janë çmimet që Getta i ka fituar gjatë vitit të kaluar.

?World Champion 2017 European Champion ?World Wellness ?Overall Wellness ?Wellness Arnold Clasik Europe ?Wellness Diamond Cup ?Overall Diamond Cup

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz