BallinaLajmeÇfarë ndodhi, Will Smith e largon nga postimi flamurin e Kosovës, e...

Çfarë ndodhi, Will Smith e largon nga postimi flamurin e Kosovës, e zëvendëson atë me të Shqipërisë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Këngëtari dhe aktori i njohur Will Smith lansoi dje një video në rrjetet sociale dhe në youtube ku bënte promovimin e këngës zyrtare të Botërorit, “Live it up”, pjesë e së cilës është edhe këngëtarja kosovare Era Istrefi.

Madje jo vetëm kaq. Ai duke e etiketuar Era Istrefin para 77 milionë ndjekësve të tij në Facebook, vendosi edhe flamurin e Kosovës në postimin e tij. Ky veprim i tij mori jehonë të madhe në vend dhe media kosovare, shkruan Gazeta Express.

Por gëzimi përfundon këtu. Tash, aktori më famë ndërkombëtare, e ka larguar flamurin e Kosovës dhe e ka zëvendësuar me atë të Shqipërisë.

E paqartë mbetet arsyeja e gjithë kësaj.

Kënga, që pritet të lansohet edhe gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit Botëror në futboll në Rusi, është një këngë ritmike dhe është lansuar ditë më parë në youtube ku shumë shpejt ka kaluar në afër 1 milion klikime.

Në këtë këngë bashkë me Will Smith këndon këngëtarja e jonë Era Istrefi dhe Nicky Jam derisa është prodhuar nga Diplo./GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cfare-ndodhi-will-smith-e-largon-nga-postimi-flamurin-e-kosoves-e-zevendeson-at-me-te-shqiperise-540925/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz