back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeThaçi: Rezistenca e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz hapi një kapitull...

Thaçi: Rezistenca e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz hapi një kapitull të ri

Të ngjajshme

Ikën pas kërkesës për ndalim, në veturë u gjendet armë zjarri dhe drogë

Policia në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime kishte sinjalizuar...

Pas Rubinit, mbrojtja do të thërrasë dëshmitarin e radhës pas 10 minutash

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, James...

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë

Ish zv/ndihmë sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për 37 vjetorin e rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës në Prekaz, ka shkruar se rezistenca e tyre kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithëpopullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri për Kosovën, transmeton Drenica Press.

Ky është postimi i Presidentit Thaçi:

Rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithëpopullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri.

Sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare. Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë.

Vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz