BallinaRegjionaleDrenasXhavit Drenori, thotë se nuk është bërë zëvendësimi i tij në kuvendin...

Xhavit Drenori, thotë se nuk është bërë zëvendësimi i tij në kuvendin komunal të Drenasit

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Kuvendi Komunal i Drenasit po mban mbledhjen e radhës. Por në pjesën ku ulen asamblistët e Vizionit për Drenasin, një vend është bosh. Që kur dha dorëheqje kryetari, Xhavit Drenori, vendi i tij nuk është plotësuar nga asamblisti në pritje.

Drenori, shprehet i habitur me këtë neglizhencë të KQZ’së

“neve si subjekt politik na është bërë e padrejtë. Sepse nuk është ftu asamblistin nga radhët tona…”

Drenori madje thekson se në këtë rast është shkelur ligji nga ana e KQZ’së.

“Ne besojmë që është shkelje e ligjit…”

Asamblisti në pritje, Gentrit Gërguri, thotë se i është mohuar mundësia për të kontribuar në Asamblenë në Drenas.

“Faktikisht unë jam përgatitë për mbledhje…por neglizhenca e instuticioneve e ka bë të veten dhe une nuk jam ftuar për mbledhje…”

Por, sipas KQZ’së Gërguri shumë shpejt do të mund të ia filloj angazhimin e tij, si asmablist.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, tha për T7 se në mbledhjen e radhës do të shqyrtohen dhe miratohen kërkesat që kanë të bëjnë me zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale.

Në takimin e radhës, kur pritet të bashkohet edhe asambleisti i Vizioni për Drenasi, Kuvendi Komunal i Drenasit do të jetë i kompletuar.

E aty si përherë nuk do të mungojnë batutat e kryetarit Ramiz Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz