BallinaRegjionaleDrenasFormohet komisioni për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Drenasit (emrat)

Formohet komisioni për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Drenasit (emrat)

Të ngjajshme

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin të propozuara 14 pika për rend dite nga ekzekutivi, 11 propozim vendime, raporti tre mujor financiar, procesverbali dhe formimi i Komisionit për Emërtimin e Rrugëve. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj që edhe e ka udhëhequr seancën, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe media.

Një ndër pikat e rendit të dites ishte edhe propozim vendimi për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës së Drenasit, transmeton Drenica Press

Pika e njëmbëdhjetë e propozim vendimit për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës, me 19 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim është votuar komisioni ne këtë përbërje:

  1. Shqipe Zogu
  2. Bedri Nika
  3. Petrit Sinani
  4. Bekim Morina
  5. Flamur Curri
  6. Shqipe Kuliqi dhe
  7. Ylber Haxhiu
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz