BallinaLajmeHaradinaj përball kryeministres së Serbisë (Foto)

Haradinaj përball kryeministres së Serbisë (Foto)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një darkë pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh ”, tha Kryeministri Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz