BallinaLajmeLibri i Agim Mehmetit: Xhavit Haliti nuk i mori 8 milionë marka

Libri i Agim Mehmetit: Xhavit Haliti nuk i mori 8 milionë marka

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Në librin “E vërteta për FARKUN” të Agim Mehmetit, nuk përmenden shifrat që tha Anton Quni

Ish eprori i FARK-ut, Hilmi Nebihu, nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë atë cka ka kërkuar, Xhavit Halilit.

Dëshmitari i vetëm, pas Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshi, për dy ditë nuk ka qenë në gjendje të pohoj apo demantoj ato cfarë është thënë për 8 milionë markat, raporton T7.

Por për paratë e dhënë për UCK-në, shkruhet në librin autobiografik, të zv. Ministrit të mbrojtjes, Agim Mehmeti, i cili tashmë nuk jeton.

Në librin, “E vërteta për FARKUN” përmendet krahas financave të përdorura anë atë kohë disa herë edhe Xhavit Haliti.

Në këto takime, që u bënë me qëllim të bashkimit ushtarak, kundrejt pushtuesit serb, flitej për mbledhje të fondeve dhe blerje të armatimit.

Aty tregohen edhe prapaskena të takimit në Oslo të Norvegjisë që ndodhi me 23 mars të vitit 1998, ku morën pjesë edhe Xhavit Haliti, Shaban Muja dhe më vonë edhe Adem Demaçi.

Pas këtij takimi, saktësisht në prill të vitit 1998, Ahmet Krasniqi, kishte blerë nga Xhavit Haliti, material ushtarak në vlerën e 3 milionë e 275 mijë markave gjermane.

Duke marrë parasysh dy shifrat për të cilat është e dokumentuar se Haliti i kishte përdorur për të blerë armatim për ushtrinë, rrumbullaksohen afër 5 milionë marka të atëhershme, jo 8 milionë sic pretendon Quni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz