BallinaLajme​Lirimi i Shefqet Krasniqit lajm në mediat ndërkombëtare (FOTO)

​Lirimi i Shefqet Krasniqit lajm në mediat ndërkombëtare (FOTO)

Lirimi i imamit Shefqet Krasniqi nga akuzat për terrorizëm është bërë edhe lajm ndërkombëtarë.

Mediat më prestigjioze në botë kanë raportuar sesi në gjykatë nuk është kanë mundur të dëshmojnë pretendimet se si ish-imami i xhamisë së madhe të Prishtinës ka nxitur të rijnë kosovarë të shkojnë në ISIS, sharkun Gazeta Express.

“Shefqet Krasniqi është imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë që u arrestua në vitin 2014. Ai ka qenë i akuzuar për inkurajimin e të rinjve kosovarë për të shkuar në Siri dhe Irak, si dhe nxitje të urrejtjes dhe evazion fiskal”, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, në artikullin e titulluar “Gjykata në Kosovë shfajëson imamin e Xhamisë së Madhe, i akuzuar për terrorizëm”.

“Gjykata kosovare liron të akuzuarin për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes”, e ka titulluar artikullin e saj Washington Post. /GazetaExpress/.

- Advertisement -