BallinaLajmeVjen reagimi zyrtar nga MASHT-i për grevën e SBASHK-ut

Vjen reagimi zyrtar nga MASHT-i për grevën e SBASHK-ut

Të ngjajshme

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po e konsideron të paarsyeshme një grevë gjithëditore, të planifikuar për të hënën, 12 mars, në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar grevën, pasi Qeveria e Kosovës ende nuk e ka çuar në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim Projektligjin për Punëtorët e Arsimit të viteve të 90‘ta të shekullit të kaluar.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka thënë se pas grevave dy orëshe, SBASHK-u e ka parë të rrugës që të vazhdojë me një grevë gjithëditore, në mënyrë që, siç është shprehur ai, institucionet e vendit të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre.

E, në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i MASHT-it, Valmir Gashi, ka thënë se Ministria i ka kryer obligimet e saj, dhe se e ka informuar Sindikatën që Ministria dhe Qeveria janë të vendosur që Projektligji t’i paraqitet sa më herët deputetëve.

“Veç asaj që ne e kemi procesuar tutje, pra ne i kemi kryer obligimet që kemi si MASHT, po ashtu kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me SBASHK’un”, ka thënë Gashi.

“Ata e kanë informatën e plotë që ne jemi të interesuar që sa më shpejt ky Projektligj i rëndësishëm të merr rrugën e duhur”, ka deklaruar Gashi për Express.

“Derisa SBASHK’u është në dijeni që vullneti i MASHT’it dhe i Qeverisë është që ky Projektligj të shkojë sa më parë në Parlament dhe të jetësohet, ne nuk e shohim të arsyeshme grevën e paralajmëruar”, është shprehur zëdhënësi i MASHT-it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz